Ti seriozisht ben vete sikur skupton, besoj aty ku ste intereson argumenti. Ta citova paragrafin e me specifikisht "Kishte njerez skllever ne diktature posi, edhe te persekutuar edhe te burgosur apo keqtrajtuar, por keta ishin hicgje, krahasuar me ata mijera qe vdiqen per vetem 5 vjet Vicidol ne Shqiperi".
Une nuk kam nderment ti hyj as shifrave as fakteve per te krahasu Shqiperine e 2008 me Shqiperine e 89 apo 90 qe mbaj mend une si femi 10 vjecar, apo te 60, 70, 80 qe e kam me te lexume e te tregume. Sepse eshte kunder nje premise qe une e quaj te mireqene per te vazhdu nje bisedim: qe ai sistem qe patem per 46 vjet ishte kriminel dhe monstruoz dhe cfaredo epiteti tjeter te llahtarshem qe mund te mendosh. Paska pas me teper rend, qetesi dhe rregull social? Te qesh a te qaj, nuk di cte bej. Te te them qe dhe Hitleri vuri rend, qetesi dhe rregull nuk ja vlen.
Shqiperine e sotme une nuk dua ta krahasoj me Shqiperine e viteve '80 sepse biem ne nivelin e propagandes komuniste qe, pervecse ne menyre ourelliane merrte cmim per ushqyeshmerine me te mire ne bote te popullsise se vet (ka nje detaj te 1984, ku uljen e racionit te cokollates nga 30 gram ne dite ne 25, shteti e trumpeton si ngritje nga 20 ne 25), e maste veten me prodhimin e vitit 1938. Shqiperine e sotme une nuk dua ta mas as me Shqiperine e 2002 apo te 2005. Une dua ta mas me ish Lindjen, vende si Cekia e Hungaria po eshte e kote se te ardhurat per fryme i kemi 3-4 here me te ulta. Them ta ul, ta krahasoj me Bullgarine e Rumanine po dhe keto i kane afer dyfishit tone. Ja po e ul dhe ca, po e krahasoj me Maqedonine dhe Serbine. Prape dhe keto jane shume me lart se ne.
Une nuk po mbroj Berishen sepse kam rezervat dhe zhgenjimet e mia nga qeverisja e tij. Nqs dikush e shan e quan kriminel etj, po e linte me kaq, nuk do replikoja por do mendoja qe mund te kete arsye dhe rrethana per te pas te drejte. Por te ngresh sistemin komunist mbi realitetin e sotem shqiptar, me dashje apo pa dashje, me duket si pjese e mbrojtjeve ne dukje naive por ne thelb po aq kriminale sa dhe regjime qe mbrojne: duke filluar me xhaxhot qe ngrejne akoma portretet e Enverit, njerez si ty qe thua "eh, atehere po ka pas rregull" e deri te Liljana Hoxha qe mallengjehej kur kujtonte sesa qef e kishte Enveri Edith Piafin.
Dhe peshtiresia e fundit qe me provokon ky paragraf. Keshtu foli Zarathustra:
Ne mendjen time, shoqeria shqiptare ne fund te regjimit ndahej ne tre grupe:
- shtypesit: drejtues te partise, shtetit, sigurimit, gjykates, prokurorise ne nivel kombetar apo rrethi
- te shtypurit: ata qe guxuan me lexu dicka ne italisht, frengjisht apo anglisht, qe u munduan me be dicka te ndryshme, qe tentuan te arratiseshin po nuk munden, apo qe thjesht te munduar nga rradhet e qumeshtite ne tre te mengjezit shfryne kunder sistemit apo thane thjesht pse ska qumesht per te gjithe
- ajo pjesa gri qe mundohej te mbijetonte brenda kushteve, pra qe as nuk spiunonte e gjykonte e vriste, por dhe qe mbyllte sqepin sa here qe shihte gjerat qe benin mu para syve.
Ti (dmth familja jote se gjasat jane qe te jesh i ri ne moshe) ne ate qe shkruan me siper dukshem nuk je te pjesa e te shtypurve. Mbase je te grija, por me habit mbrojtja qe i ben pjeses se pare, kastes drejtuese qe kush deri ne berryl e kush vetem me cikla i kishin duart me gjak. Eshte e vertete qe ajo kaste kishte mundesine ti shkollonte femijet e vet, ti conte dhe ne France per specializim apo doktorature, nderkohe qe pjesa e te shtypurve vete dergjej burgjeve te afermit e familjes neper internime, kurse rrethi i pare e rendom dhe ai i dyti nuk kishte mundesi me u shkollu fale luftes se klasave qe udhehiqnin eterit e progresisteve te tu. Dhe tani pas 18 vjetesh, tua perplasesh ne sy sic ben ti, "ikni mor llum i shoqerise, te pashkolluar" sepse ata dhe familjet e tyre ne startin qe pati shoqeria shqiptare ne 91 e filluan pa shtepi, pa kapital, pa shkollim, kjo Zarathustra eshte si me i vra dhe internu se dyti. Kam degjuar nje histori, nuk e di sa e vertete qe nje oficer sigurimi ne tentative per ti mesuar bashkepunetoret nje personi qe kishte degjuar Zerin e Amerikes i perdhunoi vajzen para syve ketij personit. Pas gjykimit, sigurisht personi perfundoi ne Spac per agjit-prop dhe vajza ne internim. Nuk e di cka ndodhi me sigurimsin apo viktimen e tij pas 90, por supozojme qe sigurimsi pati mundesi me ane te njohjeve te veta qe ta conte djalin e tij per shkolle ne France, kurse viktima normalisht duhet te kete qene per spital pskikiatrik pas asaj traume. Vajza e tij, e perjashtuar nga gjimnazi e gjen viti 90 pa asnje kapital, mendor apo financiar pervecse krahut te punes ne nje vend ku vetem pune nuk kishte. Pas 18 vjetesh djali i sigurimsit, qe nderkohe eshte kthyer ne Shqiperi, e sheh vajzen e viktimes se te jatit dhe i thote, ik moj funderrine, llum e pashkolluar. Praktikisht te njejten gje po thua dhe ti me siper.
Quaje kete repliken time te fundit me ty.
Krijoni Kontakt